Këngëtarja shkupjane Tuna, pak kohë më parë ka përfunduar lidhjen e shumë përfolur me Cozman.
Kohët e fundit ajo është parë shumë në shoqëri të Yll Limanit, kështu disa media duke konstatuar se mes tyre ka diçka, por Ylli e ka mohuar një gjë të tillë.
Burime të afërta me çiftin kanë thënë se artistja është në lidhje me vëllaun e Robert Berishës, Patrisin.
Patrisi dhe Tuna janë parë bashkë në disa vende, fotografi këto që vetë këngëtarja i ka publikuar në Snapchat.
I kontaktuar nga Lajmi, Patris Berisha tha se kjo nuk është aspak e vërtetë.
Madje, kur u pyet nëse janë në lidhje, sikur edhe u nervozua. Ai tha që kurrë më mos të pyetet për këtë çështje.
“Jo nuk është aspak e vërtetë, nuk dua të flas për këtë çështje. Edhe kurrë më mos më kontaktoni për këtë punë”, tha ai.
Edhe Tuna u kontaktua përmes mesazheve ndërsa këngëtarja nuk ka kthyer përgjigje.