Pak kohë më parë, Noizy paralajmëroi një koncert, që sipas të cilit, do të jetë më i madhi që është mbajtur në Shqipëri. Asokohe reperi nuk zbuloi shumë detaje përveç faktit se pritet që të mbahet në muajin Gusht dhe se do të ketë 30 mijë pjesëmarrës.
Ndërsa, ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shkruar numrin 14 mbi videon e prezantimit të koncertit.
Kështu duke bërë të ditur se koncerti do të mbahet më 14 gusht të këtij viti.
Noizy ka zbuluar se do të marrin pjesë artistë special kombëtar dhe ndërkombëtarë. Megjithatë, ende nuk është zbuluar data fikse.
“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti me i madh hiphop në Shqiperi, s’ja keni idenë se farë permasash do te kete ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqipëtar dhe international, a jeni gati për ne Gusht? Shume shpejt vjen dhe data e sakte për këtë Koncert,”, ka shkruar ai në video e publikuar në “Instagram”.
Kjo verë do të jetë shumë intensive për Noizy-n. Pas këngës që solli me Ardian Bujupin, Noizy po punon për të sjellë një hit me Ylli Limanin ndërsa së fundmi ka zbuluar se do të ketë një surprizë dhe me Loredanën.