Një nga formatet më të suksesshme televizive në trojet shqiptare pritet që të nisë së shpejti.
Fjala është për “Big Brother” që po rikthehet pas katër vitesh në versionin VIP me personazhe të famshme të showbizit shqiptar.
Sipas disa raportimeve në medie, u bë e ditur se “Big Brother” do të fillojë me 1 tetor dhe kjo gjë së fundmi u konfirmua edhe nga Top Channel.
Televizioni ka shtuar në listën e programacionit, “Big Brother VIP” ditën e premte pra më 1 tetor, gjersa orari mbetet i njëjtë nga 21:00.
Ndryshe nga shfaqjet e mëparshme, sivjet spektakli do të jetë dy herë në javë – të premten dhe të martën.
Përkundër se asnjëri nga konkurrentët nuk ka zbuluar se do jetë pjesë e këtij shou, deri më tani u përfolën disa emra.
Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Romeo Veshaj – janë disa nga emrat që u komentuan për të qenë pjesë e formatit.