Zyra për Hetimet e Aksidenteve Ajrore, sot ka lëshuar një njoftim rreth shkaqeve të këtij aksident, përcjell ‘lajmi.net’.
Në këtë raport thuhet se pasi që piloti ka ngritur lartë helikopterin, ka pasur probleme në mekanizmin drejtues, ku pedalja që kontrollon fluturën e pasme është shkëputur, duke bërë që piloti të humb kontrollin në drejtimin e helikopterit.
Ky defekt edhe ka çuar në përplasjen e helikopterit në afërsi të stadiumit, duke lënë të vdekur presidentin e Leicester Cityt dhe katër persona të tjerë.
Zyra që po kryen këto hetime, po ashtu ka njoftuar se detaje të reja nga ky aksident do të publikohen në ditët e ardhshme.