Ndonëse prej kohësh ai përflitet se është në një lidhje dashurie, reperi Gent Fatali ka preferuar të mos flasë për një gjë të tillë.
Por së shpejti mesa duket do t’i duhet të flasë, sepse tashmë është publikuar fotoja e parë e tij pranë të dashurës së shumëpërfolur dhe ajo qenka një bukuroshe e vërtetë.
Në foton e publikuar nga “prive.al”, Gent Fatali shihet pranë saj dhe ndonëse portreti i vajzës është i mbuluar, identiteti i saj nuk ka mbetur dot i tillë.
Brunia simpatike quhet Rozafa dhe mjafton një shikim i shpejtë në profilin e saj në Instagram për të parë komentet e shumta të shkëmbyera me reperin, që konfirmojnë marrëdhënien e tyre.