Një grua, e cila ka akuzuar në mënyrë unanime, Brett Kavanaugh, të nominuarin e presidentit amerikan, Donald Trump për Gjykatën Supreme në Shtetet e Bashkuara, për sjellje të keqe seksuale në fillim të viteve 1980-ta, ka bërë publik identitetin e saj të dielën, duke detyruar republikanët që të planifikojnë diskutime të reja për nominimin e tij, para votimit që mbahet në Komitet këtë javë, transmeton Reuters.
Në një intervistë për Washington Post, Christine Blasey Ford, proferoreshë në Kaliforni, ka thënë se në kohën sa ka qenë student, Kavanaugh, siç ka thënë ajo, “i dehur, e ka shtyrë drejt shtratit dhe ka tentuar ta zhveshë atë.
Ajo ka thënë se kur ka tentuar të bërtasë, Kavanaugh i ka vënë dorën mbi gojën e saj.
“Kam menduar se mund të më vrasë pa dashje”, ka thënë Ford për gazetën duke shtuar se “ai ka tentuar të më sulmojë dhe të më largojë rrobat nga trupi”.
Kush është Kavanaugh?
Javën e kaluar, Kavanaugh, i nominuari i dytë i presidentit republikan për president, në gjykatën më të lartë të shtetit dhe me mandat jetësor, ka kundërshtuar “në mënyrë kategorike dhe pa asnjë dyshim” të gjitha akuzat.
Zëdhënësi i Komiteti Gjyqësor të Senatit, Taylor Foy ka thënë se senatori, Chuck Grassley, është duke punuar për të zhvilluar takime me Kananaugh dhe Ford, para votimit të planifikuar për Kavanaugh, ditën e enjte.
Mirëpo meqë republikanët e Trumpit kontrollojnë Seantin me përparësi të lehtë të 51 ulëseve në krahasim me 49 të demokratëve, duket se demokratët nuk mund të pengojnë emërimin e Kavanaughit, përveç rastit kur republikanët do të merrnin vendim për të votuar kundër Trumpit.