Zbulohet koka e grabitjes së bujshme në pistën e aeroportit të Rinasit

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Supergrabitja e 990 mijë eurove, e kryer në 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza”, tashmë ka një person të pandehur dhe ai quhet Aleks Pepa.

Elbasanlliu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpol”, cilësohet nga prokurorët e Krimeve të Rënda si “truri” i kësaj grabitje, të ndodhur para syve të shumë personave, të cilët ishin në pritje për të udhëtuar me avion drejt Italisë.

Gati 9 muaj pas ngjarjes, policia dhe prokuroria në shkurt të 2017 realizuan një kontroll të imtësishëm në banesën e prindërve të Aleks Pepa, ku gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, sasi e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë mësohet se për këtë ngjarje autorët kanë përdorur katër makina të vjedhura, mes tyre dhe një furgon. Pepa dhe dy bashkëpuntorët e tij janë identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike, të cilat kanë vërtetuar se në 30 qershor 2016, autorët janë lokalizuar nga antenat telefonike në zonën e Rinasit.

Të ngjashme