Zbulohet kontrata e Suarez, uruguaiani ka klauzolë largimi nga Atletico

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Luis Suarez iu bashkua Atletico Madridit në verën e vitit 2020 nga Barcelona.

Sulmuesi uruguaian nuk ishte në planet e Barcelonës dhe u largua si transferim i lirë për t’iu bashkuar Atletico Madridit.

Transfeirmi në kryeqytetin spanjoll i ka bërë mirë lojtarit, i cili është duke shkëlqyer këtë edicion me Los Colchoneros.

E gjatë ditës së sotme, e përditshmja spanjolle Marca ka zbuluar se ka disa klauzola të ndryshme në kontratën e Luis Suarez me Atletico Madrid.

Ekziston një klauzolë në kontratën e uruguaianit që do ta lejonte atë të largohej nga Atletico Madrid falas në verë.

Megjithatë 34-vjeçari nuk ka ndërmend ta shkaktojë këtë sepse ai është i lumtur në ekip dhe i pëlqen të punojë me Diego Simeonen.

Si i tillë, Atletico Madrid nuk është i shqetësuar për këtë klauzolë.

Los Colchoneros thjesht të lumtur që kanë një sulmues të klasit botëror, një që duket i motivuar për t’i provuar Barcelonës se kishin gabuar që e lanë të largohej për një rival të brendshëm.

Sulmuesi veteran këtë edicion ka realizuar 16 gola në 18 ndeshje për Atletico Madrid, ku edhe mbanë kryesimin në listën e golashënuesve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme