Fituesi i çmimit Emmy, Jimmy Kimmel do të prezantojë për herë të katërt ndarjen e çmimeve Oscar, e cila do të zhvillohet më 10 mars në Teatrin e famshëm Dolby në Los Angeles.
Protagonistja e serialit e nominuar për Emmy, Molly McNearney do të kthehet gjithashtu si producente ekzekutive për të dytin vit radhazi.
“Gjithmonë kam ëndërruar të prisja Oscars saktësisht katër herë”, tha Kimmel në një deklaratë, ndërsa Molly McNearney shtoi se është “veçanërisht e nderuar të jetë pjesë e ekipit të Oscars këtë vit”.
Vihet re se Kimmel i cili priti në 2017, 2018 dhe 2023 me prezantimin e sivjetshëm është mes Whoopi Goldberg dhe Jack Lemmon, të cilët gjithashtu i kanë dhënë çmimet katër herë. Të vetmit njerëz që e kanë luajtur këtë rol unik më shumë herë janë Johnny Carson pesë herë, Billy Crystal nëntë herë dhe Bob Hope njëmbëdhjetë, raporton Variety.