Zbulohet kush fshihet pas vrasjeve në Shkodër, plagosi edhe profesorin për provimin e të dashurës

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 14:38 | Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet lidhur me ngjarjen e Shkodrës ditën e djeshme ku u vra biznesmeni 30-vjeçar Arjan Ferracaku.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha i referohet mesazhit të një qytetari, punonjës i policisë së Shkodrës. Në mesazhin e tij qytetari shkruan se terrorin në Shkodër dhe në të gjithë vendin janë duke e shkaktuar bandat që janë të lidhura direkt me Ramën dhe zyrtarët e qeverisë së tij.

Punonjësi i policisë shkruan se pas zhdukjes së dajës dhe nipit në Shkodër fshihet Safet Bajri dhe i shpalluri në kërkim për vrasje Admir Dekovi. Ai bën me dije se Dekovi i cili njihet si vrasës me pagesë fshihet në fshatin Dobraç i ndihmuar nga kushëriri, që punon me detyrë shef i shërbimit të DPQ Shkodër, Arben Dekovit.

Postimi i plotë i Berishës:
Shkodra ne terror nga banda e Edi Rames, Policia nen sundimin e saj!

“Mirdita doktor Berisha, une qe po te shkruaj jam nje punonjes policie i drejtoris Shkoder. Dua te informoj per situaten kritike qe ndodhet qyteti i Shkodres, kriminaliteti, vrasjet, zhdukjet e personave jane bere te perditshme ne Shkoder, Xhafa eshte duke bere plazh dhe njerezit ne Shkoder masakrohen dhe zhduken, po i njejti person Safet Bajri i cili eshte protagonist per zhdukjen dhe ekzekutimin te dajes dhe nipit, ne kete ngjarje eshte i perfshire dhe personi ne kerkim per vrasje Admir Dekovi ushtar i fisit Bajreve dhe Çapajve i cili fshihet ne Dobraç. Ky vrases me pagese ka mbrojtjen te kusheririt i cili punon me detyre shef i sherbimit kontrollit brendshme DPQ Shkoder Arben Dekovit.

Po ashtu para 1 javet ne qender te Shkodres tek Teatri Migjeni shtetasi Safet Bajri godet me qyten e pistoletes disa here nje profesor te nderuar te qytetit Shkoder shtetasin Agim Fermaca duke e demtuar fizikisht vetem per nje provim qe nuk e ka ndihmuar te dashuren e Safetit, kjo ngjarje ka ndodhur ne mes te dites dhe ne qender te qytetit, askush nuk guxon te flas pasi krimi ne Shkoder ben ligjin, forca e ligjit ka kaluar ne doren e kriminelave qe kane pushtuar Shkodren, vetem kete vit te dhenat tona deshmojne se Safet Bajri ka bere 4 vrasje, ne asnje ngjarje nuk eshte shoqerur autori i ngjarjes Safet Bajri mbasi policia nuk guxon sepse ata jane te lidhur direkt me Kryeministrin Edi Rama.

Ju lutem doktor Berisha anonim se shteti nuk te mbron te len ne rrug te madhe Narkoqeveria, ku listen e policeve qe transferohen per denime politike dhe te pushtetit qe levizin ne vende te mira i ben shefi i laboratorit Arben Byqiri me ndihmen e Luan Harushesh…te uroj gjith te mirat doktor Berisha.”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme