Zbulohet letra e Trumpit që ia dërgoi Vuçiqit

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë u publikua letra e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Një ditë më vonë, u raportua edhe për në letër që kishte arritur në duart e Vucic nga e njëjta adresë.

Për këtë letër raportoi media ndërkombëtare politico.eu, e cila konfirmoi se Trump u ka dërguar letra të dy presidentëve, shkruan gazetametro.net.
Ka qenë media serbe telegraf.rs, e ka publikuar letrën e presidentit amerikan dëguar presidentit Vucic.
Përmbajtja e letrës është pothuajse identike.

Në të dy nga këto letra, presidenti Trump i jep përkrahje të madhe dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur tutje nevojën për arritjen e një marrëveshjeje finale.

”Shkelqësisë së Tij

Aleksandar Vucic

President i Republikës së Serbisë
Beograd

I nderuar Z. President:

Ishte kënaqësi që iu takova në Paris gjatë festimit të Ditës së Armëpushimit. Shtetet e Bashkuara çmojnë udhëheqjen tuaj, veçanërisht në arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën.
Teksa po hyni në fazën finale të arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën që do të sjell paqen e shumëkërkuar në rajon, ju inkurajoj që të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të ushtroni lidershipin politik në marrjen e vendimeve të nevojshme për të balancuar interesat e të dyja vendeve. Do të ishte shumë për keqardhje që të humbni këtë mundësi unike për paqe, siguri, dhe rritje ekonomike.
Gjithashtu iu bëj thirrje të dyja palëve që të arrini një marrëveshje të normalizimit sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të përmbaheni nga veprimet që e bëjnë një tjetër më të vështirë për t’u arritur. Një marrëdhënie paqësore, produktive në mes të Serbisë dhe Kosovës do të ishte arritje e madhe për rajonin. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë.
Një marrëveshje në mes të Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet. Unë shikoj përpara për t’iu pasur ju dhe Hashim Thaçin në Shtëpinë e Bardhë për të festuar atë që do të ishte marrëveshje historike.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme