Gjithmonë e më shumë mënyra sesi Facebook logjikon pjesën e moderimit, po ngjall protesta dhe pikëpyetje të vazhdueshme tek rreth 2.9 miliardë përdorueseve së tij.
Por një listë e zbardhur ditën e djeshme nga website “Intercept” mund të japë një ide më të qartë për sistemin e përdorur nga platforma e krijuar nga Marc Zuckenberg.
Lista sekrete e zbardhur, përmban mbi 4 mijë emra të ndryshëm personash dhe organizatash që sipas Facebook duhen censuruar, sipas një logjike me tre nivele të ndryshme, sipas rrezikshmërisë së paraqitur.
Në nivelin 1 i përkasin rreth 500 organizata terroriste figura historike si Mussolini dhe Hitleri, por edhe organizata dhe persona të lidhura me bandat e Amerikës Latine. Për subjektet e përfshira në këtë nivel, Facebook censuron çdo postim të cilësuar në favor të tyre, edhe aty ku nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me dhunën ose urrejtjen.
Në nivelin 2, përdoruesit mund të bëjnë postime mbi aktet jo të dhunshme të këtyre subjekteve, por jo për subjektin në vetvete.
Ndërkohë, niveli 3 përfshinë grup edhe veçanërisht persona që ndoshta nuk kanë zhvilluar aktivitete konkrete, por që përdorin gjuhën e urrejtjes, ku përfshihen edhe shumë personazhe me opinione të hapura raciste.
Për këtë nivel, përdoruesit mund të flasin dhe diskutojnë pa limit, duke respektuar gjithsesi rregulloren e kompanisë.
Nuk mungojnë kritikat pas zbardhjes, nga momenti që në nivelin 1, përfshihen pothuajse të gjitha organizatat ekstremiste myslimane, ndërkohë që organizata politike të armatosura dhe hapur raciste amerikane janë pothuajse të gjitha të përfshira në nivelin e tretë.