Shkencëtarët kanë zbuluar mijëkëmbëshin e parë që ka më shumë se 1000 këmbë, plot 1306 për të qenë të saktë, dhe më shumë këmbë nga çdo krijesë e gjallë në Tokë, dhe nuk është as krimb e as insekt.
Kafsha u gjet 60 metra nën tokë në një vrimë të krijuar për eksplorimin e mineraleve në Australinë Perëndimore.
Mijëkëmbëshi është 9.5 centimetra i gjatë dhe 1 milimetër i gjerë dhe ka kokë në formë koni.
Por si u numëruan këmbët e kafshës?
Për t’u siguruar që mos humbiste asnjë gjymtyrë ose të mos numërohej dy herë, Mareck tha se ai kodoi me ngjyra të ndryshme çdo “degëzim” me 10 këmbë.
“I numërova nga tre herë dhe mu deshën rreth 1 orë,” tha Marek, autori i studimit që u botua në revistën Scientific Reports të enjten.