Zbulohet ngjashmëri mes piramidave dhe Antarktidës

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 16:10 | Nga

Shkencëtarët janë habitur nga zbulimi i disa strukturave në Antarktidë me një ngjashmëri të tmerrshme me piramidat e Egjiptit.

Ata janë shprehur se nëse konfirmohet që bëhet fjalë për vepra të dorës së njeriut, mund të ndryshojnë krejtësisht historinë tonë, duke pasur parasysh faktin që piramidat e Egjiptit janë ndërtuar rreth 4500 vite më parë dhe ende sot mbartin mistere të mëdha për studiuesit e tyre, sidomos për mënyrën e ndërtimit.

Ndërkohë njëra prej strukturave është zbuluar thuajse krejtësisht dhe ka një ngjashmëri të madhe me piramidën e Gizas, pranë Kajros.

“Këto objekte ndodhen rreth 16 kilometra në pjesën tokësore të kontinentit të akullt. Një nga teoritë dominuese për historinë e Antarktidës është ajo që pohon se ky kontinent nuk ka qenë gjithmonë i ngrirë”, janë shprehur shkencëtarët.

Këta të fundit kanë shtuar se besohet se rreth 100 milionë vite më parë, ai ka qenë i mbuluar nga pyjet, lumenj e liqene me temperatura të ngjashme me ato në Zelandën e Re sot.

Kjo tezë argumenton këtë pretendim me faktin se në akujt miliona-vjeçarë të Antarktidës janë gjetur gjurmë të 32 baktereve, që nuk i rezistojnë temperaturave ekstreme.

Zbulimi ka ndezur edhe më shumë zërat në forumet dhe faqet ‘alienologe’. Ata flasin për ekzistencën e një qytetërimi më të avancuar në planetin tonë, para se të shfaqeshim ne.

 

The pyramidThe pyramids

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme