Zbulohet një çezmë shekullore në Selenicës të Shqipërisë

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Një zbulim me vlerë për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Selenicë të Shqipërisë, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji kanë dalë në dritë rënojat e një çezme të vjetër.

Pas njoftimit nga banorët e zonës, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë dokumentuar strukturën e zbuluar.

Sipas specialistëve, çezma ruan elementë të rëndësishëm ndërtimorë, si tubacion qeramike për furnizimin me ujë, kanale shkarkuese dhe mure të ndërtuara me gurë, tjegulla dhe llaç gëlqereje.

Nga analiza paraprake e tipareve arkitekturore dhe materialit qeramik të gjetur, monumenti mendohet të datojë në shekujt XV–XVI, në fillimet e periudhës osmane.

Specialistët vlerësojnë se ky zbulim përbën një dëshmi të rëndësishme për historinë dhe zhvillimin e fshatit Rromës, ndërsa theksojnë se bashkëpunimi i banorëve me institucionet e trashëgimisë kulturore bëri të mundur dokumentimin dhe ruajtjen e kësaj rënoje me vlera historike./A2Cnn

Të ngjashme