Rezultate të jashtëzakonshme ka arritur një studimi “i paprecedentë” që tregon se një injeksion kundër kancerit me veprim të trefishtë mund të zhdukë të gjitha tumoret tek pacientët.
Në një studim ndërkombëtar që përfshin 11 vende, injeksioni iu ofrua pacientëve, kanceri i të cilëve ishte përhapur ose ishte rikthyer dhe sëmundja e të cilëve nuk kishte arritur t’i përgjigjej trajtimeve të tjera, raporton The GuardianInjeksioni, i quajtur “amivantamab”, tkurri tumoret e më shumë se një të tretës së pacientëve, me ndryshime dramatike të vërejtura brenda disa javësh. Në 15 prej tyre, mjekët zbuluan se ilaçi i kishte shkatërruar plotësisht tumoret e tyre.
Kevin Harrington, profesor në terapitë biologjike të kancerit në Institutin e Kërkimeve të Kancerit, Londër (ICR), tha: “Këto janë përgjigje të forta të paprecedentë tek pacientët, sëmundja e të cilëve është bërë rezistente si ndaj kimioterapisë ashtu edhe ndajimunoterapisë.”
“Ky është një grup pacientësh për të cilët opsionet e trajtimit janë jashtëzakonisht të kufizuara, kështu që të shohësh këtë nivel përfitimi është shumë e habitshme.”
Harrington, gjithashtu një onkolog konsulent në fondacionin Royal Marsden NHS, shtoi: “Ky trajtim ka potencialin të përfitojë mijëra pacientë çdo vit.”