Pesë shqiptarë dhe një gjeorgjian u arrestuan nga policia greke, pasi kishin mbjellë një plantacion gjigant me kanabis sativa në rrethinat e Athinës.
Parcela me rreth 2,100 bimë narkotike u zbulua nga efektivët në fshatin Vila, ndërkohë që zona ishte pajisur me kamera dhe pajisje të tjera që të pikasnin hyrje daljet në zonë.
Për zhvillimin e këtij operacioni u angazhuan qindra efektivë policie dhe në fund të tij u sekuestruan 2,101 fidanë kanabis, mitrolozë, pistoleta, fishekë, pranga, sistemi portativ i intercom dhe dy transmetues pa tela.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, i cili dyshohet se e trafikonte lëndën narkotike në mbarë Greqinë.