Pep Guardiola do të ketë një pagë të lartë në Etihad Stadium.
Pep Guardiola ka konfirmuar të ardhmen e tij në Manchester City.
Trajneri ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2021.
Kurse, mediat angleze raportojnë se me marrëveshjen e re, Guardiola do të ketë një pagë të lartë në Etihad Stadium, përcjell “lajmi.net”.
Guardiola nga sezoni i ri do të paguhet plot 23 milionë euro në sezon.
Por, tani objektivat do të ndryshojnë sepse krerët e Cityt do të kërkojnë që ekipi së bashku me Premierligën të luftojë edhe për trofeun e Ligës së Kampionëve.