Pas 2.6 milionë funteve të ndara për të dhe pas pritjes prej shtatë muajsh, më në fund janë larguar perdet e sallës së re për medie të qeverisë britanike. Tashmë pritet që konferencat për gazetarë në këtë sallë t’i ngjajnë atyre në Shtëpinë e Bardhë.
Pamjet e para të kësaj salle, të publikuara nga ITV, e shfaqin podiumin në të cilin Allegra Stratton, ish-gazetare e televizionit BBC dhe e gazetës “The Guardian”, do t’i marrë pyetjet nga gazetarët.
Sidoqoftë, nuk dihet ende data e saktë se kur do të fillojë mbajtja e konferencave për gazetarë në sallën e re. Megjithatë, pamja e sallës jep disa shenja të strategjisë së re të kryeministrit Johnson në lidhje me mediet.
Përderisa këshilltarët nga radhët e Partisë Konservatore thanë se salla duket goxha e bukur, një deputet i Partisë Laburiste në opozitë tha se kjo është humbje e të hollave dhe se salla duket shumë si amerikane.
Megjithatë, një anëtar i stafit të qeverisë britanike u shpreh i lehtësuar që salla më në fund është përfunduar se ndërtuari në mënyrë që dhoma që është shfrytëzuar për takime ta ketë prapë funksionin e vjetër, sepse deri më tani është shfrytëzuar si sallë konferencash për gazetarë në lidhje me të rejat rreth koronavirusit.