Zbulohet se çka fshihet prapa sëmundjeve të mushkërive nga cigaret elektronike

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët mund të dinë më në fund se çfarë fshihet nga sëmundjet e mushkërive nga të cilat më shumë se 2000 persona kanë mbetur të sëmurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, (CDC) thuhet se shkaktar është një kombimin Tetrahydrocannabinol (THC) dhe një vaj i rrjedhur nga Vitamina E, njofton Klan Kosova.

Meqë tymosja u zbulua se ishte një fill i zakonshëm në sëmundjet e mushkërive që kanë vrarë 40 persona në SHBA, shkencëtarët u përpoqën të zbulojnë shkakun.

Tani, Zëvendës Drejtori kryesor i CDC, Dr Ann Schuchat thotë se kombinimi është një ‘fajtor’ i fortë për sëmundjet, sipas KTLA.

Analiza e agjencisë për 29 mostra nga cigare elektronike të përdorura nga njerëz me sëmundje misterioze të mushkërive zbuloi se të gjitha ato përmbajnë acetate të vitaminës E.

Njëzet e tre nga 28 mostrat përmbajnë THC.

Dr Schuchat tha që përbërësit e tjerë nuk janë përjashtuar dhe shkaqe të shumta janë të mundshme, por sipas Dr. James Pirkle nga  CDC, natyra ‘ngjitëse e acetatit dhe e zakonshmërisë së THC janë të dukshme’.

Të ngjashme