Shkaku i vdekjes së Ric Ocasek, është bërë i ditur.
Këngëtari dhe kitaristi i bendit “The Cars” vdiq nga zemra.
Sipas TMZ, ai vdiq nga sëmundja kardiovaskulare. Kjo do të thotë se ai kishte sëmundje të zemrës të shkaktuar nga presioni i lartë i gjakut.
Mënyra e tij e vdekjes, renditet si e natyrshme.
Siç edhe u raportuar, këngëtari u gjet i vdekur të dielën në New York.
Ric ishte i njohur për zërin e tij të veçantë. Ai ishte 75 vjeç.