Shkenctarët amerikanë i kanë nisur përpjekjet për ta krijuar një tip të koronavirusit të ri, që do të përdoret në njerëz vullnetarë të shëndetshëm, që do të infektohen qëllimshëm, për ta testuar vaksinën kundër Covid 19. Sipas Reuters, një studim i tillë konsiderohet kontrovers.
Puna rreth këtij studimi, njoftohet se është në fazën preliminare dhe prova të tilla me pacientë nuk do t’i zëvendësojnë testimet e shkallës së gjerë të fazës së tretë që janë duke ndodhur në SHBA për zbulimin e vaksinës anti Covid 19 nga Kompania Moderna dhe Pfizer.
Zyrtarë amerikanë që janë marrë më luftën kundër pandemisë kanë qenë nën presion nga grupet avokuese si ajo “1 Day Sooner” dhe tjerë që i shohin testimet e këtilla si një rrugë më të shpejtë për vaksinën kundër Covid 19. Sic dihet shumica e testimeve bazohen në infektime të paqëllimshme, të cilët mund të marrin kohë për të ndodhur.