Zbulohet testamenti i themeluesit të IKEA-s, pasurinë s’ua la fëmijëve

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 10:21 | Nga

Sipas testamentit të Ingvar Kamprad, gjysma e pasurisë së tij do të shkojë në një fondacion i cili është duke punuar për të promovuar arsimin dhe kërkimin në fusha si: sipërmarrja, mjedisi, shëndeti dhe zhvillimi social. Kjo, zbuluar nga dokumentet që u publikuan të martën.

TESTAMENTI I KAMPRAD

Pasuria private e Ingvar Kamprad është vlerësuar në rreth 750 milion SEK (afërsisht 100 milion dollarë). Shuma e saktë do të bëhet e ditur pas inventarizimit të pasurisë. Dashuria e Kamprad për komunitetin e vendlindjes së tij në Smaland, në jug të Suedisë, njihet gjerësisht. Por dashuria e tij për pjesën veriore të Suedisë është më pak e dokumentuar. Nga fundi i jetës së tij, Kamprad zhvilloi një interes në rritje në fshatrat e Norrland. Sipas testamentit të Komprad, zbuluar për publikun të martën, gjysma e pasurisë së tij, që nuk do të trashëgohet nga katër fëmijët e tij, do t’i jepet sipërmarrjeve të reja në Norrland. Synimi është të zhvillohet aktiviteti i bizneseve në atë zonë.

“Ingvar Kamprad gjithmonë ka pasur interesa në Norrland dhe shpesh e vizitonte zonën. Ai dëshironte të mundësonte që të rinjtë të mund të jetonin atje, dhe jo të largoheshin”-shpjegoi për Heggenes drejtori i fondacionit të IKEA-s. Angazhimi i Ingvar Kamprad për fshatin ishte një nga pikënisjet kur fondacioni i familjes Kamprad u themelua në vitin 2011, nëpërmjet një donacioni prej 950 milion SEK nga familja dhe Inter Ikea, që zotëron të drejtat e markës tregtare të IKEA-s.

Sipas statutit të fondacionit, synimi i tij është të “mbështesë, stimulojë, shpërblejë kërkimet shkencore dhe arsimin që zhvillohet në dhe për interes të pjesës jugore të Smaland”. Tani fondacioni do të ketë mundësi të fokusohet në Norrland.

Pyetja e madhe është se sa para do të trashëgojnë sipërmarrjet e reja. Pasuria e rivlerësuar me siguri do të arrijë në ‘vetëm’ disa qindra milion SEK.

Pasuria e Ingvar Kamprad është diskutuar gjerësisht, dhe në 2013-n, Bloombergs e rendit atë si një nga 4 personat më të pasur në botë, me pasuri që arrin vlerën e 51.7 miliard dollarëve. Por në vitin 2014, në gazetën suedeze ‘Sydsvenskan’ u zbulua se pasuria e tij personale kapte shifrën e vetëm 700 milion SEK (monedha suedeze).

Sipas testamentit të Kamprad, i cili u shkrua me dorë në tetor të 2014-s, katër fëmijët e tij (Peter, Jonas, Mathias Kamprad dhe Annika Kihlblom) do të trashëgojnë vetëm gjysmën e pasurisë së tij.

Ingvar Kamprad vdiq në janar të 2018-s, në moshën 91-vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme