Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, do të jetë synimi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar veror.
Katalanët po kalojnë një sezon aspak të mirë në aspektin e lëndimeve, ku kanë humbur Luis Suarezin dhe Ousmane Dembelen.
Kampionët e La Ligas, janë të bindur se kanë nevojë të sjellin emra të rinj në fazën e sulmit, dhe i preferuari i tyre është argjentinasi i Interit, Lautaro Martinez.
Është Mundo Deportivo që ka zbuluar planet e Barcelonës, për të tentuar transferimin e 23 vjeçarit, përcjell lajmi.net.
Martinez është në mesin e sulmuesve më premtues sot në botë, duke bërë paraqitje të larte në fanellën e Interit.