Shpresa është në horizont për miliona pacientë me artrit, pasi shkencëtarët kanë gjetur një vaksinë që mund të trajtojë agoninë e tyre të përditshme.
Pacientët e osteoartritit momentalisht duhet të mbështeten në analgjetikë për të luftuar dhimbjen e tyre tronditëse.
Por studiuesit e Universitetit të Oksfordit kanë zhvilluar një vaksinë e cila bllokon agoninë.
Vaksina nxiti sistemin imunitar që të punonte kundër NGF-së që ndodh natyrshëm në minj, duke mpirë dhimbjen e tyre.
Aktualisht nuk ka shërim për gjendjen, por gjetjet më të fundit mund të hapin rrugën për një trajtim më efektiv. /