Samiti i shumëpritur midis Presidentit të ShBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un do të zhvillohet në një hotel në ishullin Singapor të Sentosa, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
Samiti historik është planifikuar të mbahet më 12 qershor, por shumë detaje nuk janë konfirmuar ende.
Ai do të jetë takimi i parë midis një udhëheqësi të Koresë së Veriut dhe një presidenti të ShBA-së.
Trump tha të martën se planet ishin “duke ecur shumë mirë”.
“Shumë marrëdhënie janë duke u ndërtuar, shumë negociata po ndodhin përpara udhëtimit,”-u tha ai gazetarëve. “Është shumë e rëndësishme, do të jetë një ditë shumë e rëndësishme.”
Zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, konfirmoi në Twitter se samiti do të zhvillohet në hotelin me pesë yje Capella.
Sentosa është një nga 63 ishujt që përbëjnë Singaporin.
Ishulli 500 hektar është shtëpia e vendpushimeve luksoze, marinave private dhe klubeve të golfit.
Por ishulli gjithashtu ka një histori të errët të piraterisë, gjakderdhjes dhe luftës.