Sigurisht që nuk do të mund t’i mbijetoni kalimit përmes asaj dere, thonë ekspertët. Vrimat e zeza janë dyer për në pjesë tjera të universit, sipas një studimi të ri. Por ju nuk do t’ia dilnit asnjëherë që të ktheheni prapë.
Çdokush që do t’ia dilte të kaloj përmes ndonjërës prej atyre dyerve do të përfundojë në formë “shpagetash”, të zgjatur si një fije e hollë pastash.
Ata do të merrnin një formë të zvogëluar për nga madhësia kur të arrijnë në anën tjetër, por është e pamundur që ata të jenë të gjallë për të parë atë.
Më parë, shkencëtarët kanë konstatuar se gjithçka që është brenda një vrime të zezë është e shkatërruar dhe kështu që nuk do të kishte asnjë mënyrë që ndonjëherë në të vërtetë të ja dilni.
Por studimi i ri tregon se ajo mund të përdoret si një derë apo një tunel.