Zëdhënësi i AAK-së: Albin Babadimri i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti dhe njerëzit e tij, pikërisht kur pritet largim masiv i të rinjve pas 1 janarit.

Xhemaili ka kujtuar anulimin e ndërtimit të termocentralit Kosova C.

“Vendimin e parë që Kurti e mori si kryeministër ishte anulimi i ndërtimit të Termocentralit Kosova C. Ky vendim pasoi me ndëshkim në vlerë prej 26 milionë për Kosovën nga ana e Arbitrazhit”, ka thënë Xhemaili.

Postimi i plotë:

Vendimin e parë që Kurti e mori si kryeministër ishte anulimi i ndërtimit të Termocentralit Kosova C. Ky vendim pasoi me ndëshkim në vlerë prej 26 milionë për Kosovën nga ana e Arbitrazhit.

E sot, Kosova e varfër është edhe e vjedhur nga po të njëjtët njerëz, nga ata që ndikuan në anulimin e projektit të ndërtimit të termocentralit të ri, e që sot e furnizojnë Kosovën me rrymë duke e shitur me një çmim shumëfish më të lartë se sa çmimi real.

Vitrat që kinse u ndanë për fundvit, janë drejtpërdrejt shpërlarje parash për KEDS. Duke e ditur mirë që ato do shkojnë direkt në fatura. Albin Babadimri i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit, “në frymën e bashkëpunimit”

I bëj thirrje Prokurorisë të fillojë hetim të gjerë rreth këtyre çështjeve. Rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti dhe njerëzit e tij, pikërisht kur pritet largim masiv i të rinjve pas 1 janarit.

Të ngjashme