Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Lulëzim Blaka ka thënë se kryeministri Albin Kurti bëri marrëveshje me Listën Serbe për të siguruar votat për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.
Blaka ka thënë se Kurti ka bërë pazare edhe me ata që nuk duhet bërë, njofton Klan Kosova.
“Jashtë atyre zëvendësministrave kushedi çka paskan shtu në kandar. Për pak kohë iu del arpalloki! E tana thojshin që neokomunistat nuk bëjnë pazare. Bëjnë, bëjnë. Besa edhe me ata që s’duhet me bo. Ndoshta i kanë emrat Fadil e Adem, po janë pjesë e Grupit Parlamentar “Srpska Lista””, ka shkruar ai.
Partia e Ramush Haradinajt ka vendosur që të mos merr pjesë në seancën ku po votohet presidenti i ri i Kosovës. Por, kundër këtij vendimi të partisë ka dalë deputetja Albena Reshitaj, e cila mori pjesë edhe në votim.