Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka ka reaguar pas votimit pro rezolutës për ndalimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, rezolutë të cilën AAK i dha mbështetje.
Postimi i plotë:
Deputetët e Kuvendit të Kosovës përtej dallimeve politike, dje e mbrojtën betimin e dhënë për të mbrojtur Kushtetutën dhe sovranitetin.
Kosova është më e madhe se partitë politike.
Opozita ka përgjegjësi morale e politike që në momente të caktuara të rreshtohet drejtë, e jo të bashkohet me ata që e cenojnë kushtetutshmërinë e vendit tonë.