Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Xhemaili ka thënë se kjo qeveri kur vjedh edhe në bukë, paramendoni çka bëjnë në asfallt dhe rrymë.
“Vet fakti që janë në gjendje me vjedh në bukë e në zejtin, paramendojeni çka bojnë këta me asfalt e rrymë”, është shprehur Xhemaili.
Këtë ai e ka potencuar në llogarinë e tij në Facebook.