Zëdhënësi i AAK-së për vendimin e MINT-it për Klan Kosovën: Tentativë për të diktuar mjetet informuese

Prishtinë | 15 Qer 2023 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Xhemaili në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto veprime janë rrugë që çojnë në autokraci dhe u shpreh se kjo është tentativë për të diktuar mjetet informuese.

“Heqja e licensës së një mediumi, tentativa për të diktuar mjetet informuese, çmenduria e të sulmuarit ndaj kujtdo që mendon ndryshe, janë rrugë që çojnë në autokraci e që shoqëria jonë nuk do ta lejojë”.

“Është bërë rrugë e gjatë deri tek demokracia, shumë e gjatë e me sakrifica pafund. “Mund të mos pajtohem me atë se çfarë thua, por do të luftoj deri në vdekje për të drejtën tënde që ta thuash atë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme