Zëdhënësi i AAK-së reagon pas sulmeve ndaj Ramush Haradinajt

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se sulmet kundër liderit Ramush Haradinaj nga siç i quan ai “mercenarët anonimë” vetëm se e shpërfaqin shqetësimin e tyre për dështimin e qeverisë së nepozitmit.

Blaka ka shkruar në Facebook se opozita nuk dorëzohet para atyre që karrierën e ndërtojnë me shpifje.

“Zëri i opozitës nuk shtypet nga mercenarët anonimë, që karrierën e tyre mundohen ta ndërtojnë përmes shpifjeve.”, ka shkruar Blaka.

Blaka ka shtuar se Haradinaj ballafaqohet me secilën temë, secilin problem, ofron zgjidhje e alternativae pranon edhe kritika.

“Por, shefi i mercenarëve është strukur e nuk po i dihet adresa. As “fitorja prebishitare” nuk i bën më punë. Ai ka humbur. Ka dështuar siç dështon secili mashtrues!”, ka shkruar Blaka.

Ndryshe, Kryeministri Kurti edhepse me 2 gusht në Kuvendin e Kosovës ishte krenuar se qeveria e tij kishte mundur pandeminë, ai nuk është parë në media të prononcohet për temën, as në kohën kur rastet aktive me Covid19 kanë kaluar 25 mijëshin.

Gazetarë e “analistë” të panjohur për opinionin si Faton Mehmeti nga BotaSot e të tjerë për të cilët askush nuk ka dëgjuar më parë, që nga fillimi i korrikut, pas fillimit të publikimit të sondazheve të zgjedhjeve lokale, të cilat flasin për fitore të AAK-së në shumë komuna, vazhdimisht kanë sulmuar personalitetin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Të ngjashme