Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë për Ekonomia Online se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, nuk mund të gjykohen në liri për shkak të rrezikut të arratisjes e pengimit të dëshmitarëve.
Duke folur për kërkesën për gjykim në liri, Doyle ka thënë se ekziston rreziku që të akuzuarit mund të “kryejnë krime tjera”.
Ndërsa sa i përket zgjatjes së këtij procesi gjyqësor, Doyle është arsyetuar se afati është deri në prill të vitit të ardhshëm.
“Unë nuk do të doja të jepja një vlerësim nëse procesi i Gjykatës është duke shkuar ngadalë, por ajo çka ne e dimë është qe rastet vazhdojnë tash e 13muaj dhe përgjatë këtyre 13 muajve, Paneli Gjykues po ripërsërit kërkesën e tyre drejt palëve duke u kërkuar atyre te mbajnë konferenca, të përshtatin dhe të iniciojnë ligje të reja të cilat për qellim kanë një gjykim jo vetëm me të drejt dhe me të saktë por edhe një gjykim sa më të shpejt të mundshëm. Prokuroria më herët ka dhënë një afat deri ne prill të vitit 2025 për prezantimin e rastit të tyre dhe gjykatësit kanë ndërmarrë hapa së bashku me palët se si të vazhdojnë sa më shpejt të mundën”, ka thënë Doyle.
Zëdhënësi i DhSK-së nuk është fort optimist se ky proces do të përfundojë në vitin 2025, por që kanë kërkuar përshpejtim në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
“Nuk do te doja të spekuloja rreth kësaj por ajo çka kemi dëgjuar se fundmi gjatë kësaj jave në sallën e gjyqit, kemi dëgjuar gjykatësit duke pyetur nëse dhe si po planifikojnë te përfundojnë rastin e tyre përgjatë këtij afati dhe kemi dëgjuar prokurorinë duke thënë se ende janë duke punuar drejt afatit të dhënë për prill të vitit 2024 por ata gjithashtu kane thënë se kanë kërkuar reduktimin dhe përshpejtimin në ecjen e dëshmive”, u shpreh ai.
Sa i përket kërkesës që ish-krerët e shtetit të gjykohen në liri, Doyle ka thënë se trupi gjykues e ka parë të arsyeshme ta refuzojë për shkak të pengimit të drejtësisë.
“Trupi gjykues çdo dy muaj duhet të vlerësojnë nëse arsyet justifikojnë dënimin e të akuzuarit ato duhet te vlerësojnë nëse ekziston rreziku se personi do të arratiset, nëse do te pengojnë drejtësinë ose rrezikojnë që i akuzuari të bëjë krime tjera, të gjitha këto rishikime bëhen çdo dy muaj. Deri tani trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku i pengimit te vazhdimësisë dhe mundësisë për krime tjera. Ka pasur indikacione, të dhëna qe disa gjera janë komunikuar në dhomën e dënimit për dëshmitarë të mbrojtur dhe deri me tani gjykatësit thonë se rreziku që i akuzuari mund të pengoj procesin dhe te kryej krime tjera”, theksoi ai.
I pyetur nëse gjatë këtij procesi ka prani të dëshmive nga pala serbe, Doyle është arsyetuar se Prokuroria e Gjykata janë të ndara. Ai ka thënë se është Prokuroria ajo që mundohet t’i gjejë provat dhe ta bind gjykatën për një proces të tillë.
“Mënyre se si provat dhe dëshmitë funksionojnë është që Prokuroria që është e pavarur nga Gjykata është neutrale. Prokuroria heton dhe mundohet të gjejë fajtorin, mbrojtja mundohet të tregoj që prokuroria nuk ka paraqitur si duhet provat dhe gjykata është ne mes andaj ajo gjykon vetëm nëse provat janë te vlefshme autentike relevante për rastin por është prokuroria ajo qe sjellë provat në Gjykatë”, u shpreh ai.