Zëdhënësi i KEK-ut jep detaje për zhurmat e dëgjuara mbrëmë në kryeqytet

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Zhurmat e pazakonshme që u dëgjuan mbrëmë në kryeqytet kanë ndodhur si shkak i një defekti që ka ndodhur në njërin prej njësive në Korporaten Energjetike të Kosovës (KEK). Kështu ka konfiruar për Insajderi zëdhënësi i korporate, Skënder Bucolli.

Bucolli konfirmoi se janë ekipet gjegjëse janë duke punuar drejt eleminimit të këtij defekti.

Nuk ka asgjë për shqetësim. Mbrëmë rreth orës 23:55 për shkak lidhjes së shkurt të stabilimentit të KOSTT-it, njësia A4 është shkyç nga rrjeti dhe si pasojë janë krijuar disa zhurma, në intervale sekondash. Aktualisht edhe njësitë e ekspertëve të KOSTT-it e KEK-ut duke punu për ta eliminuar atë defekt dhe me kthy në funksion…”, tha Bucolli

I pyetur nëse kjo dukuri ka ndodhur edhe më herët, Bucolli “kjo ka ndodhur disa herë”.

Se zhurma të tilla janë dëgjuar edhe më herët ka deklaruar se “MeteoKosova”. Sipas tyre, para shumë vitesh, në 2012, po të njëjtën datë, është dëgjuar zhurma e njëjtë në Prishtinë.

Mbrëmë rreth orës 00:00, në Prishtinë u dëgjua një zhurmë e madhe, e cila edhe duket se shqetësoi shumë banorë të kryeqytetit.

Shumë qytetarë të Prishtinës mbrëmë rreth mesnatës u frikësuan nga një zhurmë e madhe e cila ndodhi dy herë radhazi në intervale të shkurtra kohore. Kjo u kuptua nga shumë reagime e pyetje që banorët e kryeqytetit ngritën në rrjetet sociale.

Të ngjashme