Zëdhënësi i Kurtit: Ka pasur mbi 30 takime me sindikatat, mungon arsyeshmëria e 100 eurove shtesë

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se ka pasur më shumë se 30 takime ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe sindikatave.

Por thotë se nuk ka gatishmërinë nga sindikatat për të ecur përpara, duke shtuar se mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro.

“Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministrit janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli.

Pikërisht sot në një takim të SBASHK-ut është bërë e qartë se qeveria duhet të ulet me Këshillin Grevist, i cili udhëhiqet nga Rrahman Jasharaj.

Postimi i plotë i zëdhënësit Kryeziu:

Deri tani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministrit janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK-së, z. Atdhe Hykolli.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK.

Ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberi Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut.

Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/sbashk-u-e-falenderon-hykollin-per-raportim-por-qeveria-duhet-te-ulet-ne-dialog-me-keshillin-grevist-qe-udhehiqet-nga-jasharaj/

Të ngjashme