Zëdhënësi i PDK-së thotë se po politizohet Ligji për Pagat: Mjekët dhe policët nuk do t’i marrin pagat që i meritojnë

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka thënë se një pjesë e klasës politike duhet të turpërohen sepse nuk lanë asgjë pa politizuar duke përfshirë edhe ligjin për pagat.

Ai ka thënë se nga kjo mjekët e policët nuk do t’i marrin pagat që i meritojnë. “Sot më shumë se asnjëherë duhet me ju ardhë turp një pjese të klasës politike në Kosovë. Nuk lënë temë pa politizuar, duke përfshirë ligjin për pagat.

Mijëra zyrtarë shëndetësor, edhe ata të sigurisë nuk do t’i marrin pagat që i meritojnë, a çdo ditë fjalën hero nuk po e largojnë nga goja kur po flasin për ta. Është e vërtetë, ata janë heronjtë tanë, jo vetëm në këto kohëra. S’paku t’i trajtojmë edhe të tillë përtej politikës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme