Drejtori i Zyrës për Informim i PDK-së, Bashmir Xhemaj ka thënë se kjo parti nuk do të mbaj konferencë për medie teksa ka kërkuar mirëkuptim për situatën në të cilën gjendet Kosova, raporton Ekonomia Online.
Ky reagim i tij ka ardhur pasiqë numër i madh i medieve janë mbledhur para selisë së kësaj partie, pas konfirmimin të aktakuzës nga Specialja ndaj Kadri Veselit.
“Ju lus që të largoheni sepse nuk do të mbajmë konferencë për medie”.
“Ju lutem për mirëkuptim në të cilën po kalon PDK dhe vendi në përgjithësi”, tha Xhemaj.