Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk qëndron arsyetimi se për shkak të pandemisë nuk mund të mbahen zgjedhjet në Kosovë.
Kryeziu theksoi se dy muaj nga paraqitja e rastit të parë me Covid dhe dy muaj nga mocioni i mosbesimit nga 1 mijë e 32 raste gjithsejt sa ka pasur Kosova deri më tani, 75 për qind e të infektuarve janë shëruar.
“Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga rasti i parë i konfirmuar me COVID-19, dhe saktësisht dy muaj që nga mocioni i mosbesimit. Që atëhere kemi 1,032 raste të regjistruara me virus prej të cilëve 75% tashmë janë të shëruara. Dje është shënuar dita e parë që nga 13 marsi që nuk kemi asnjë të infektuar. Vetëdija dhe përvoja e organizimit të veprimtarive të ndryshme në kohë pandemie po rritet, derisa masat po lirohen gradualisht.”.
Ai shtoi se organizimi i zgjedhjeve është i mundshëm dhe se vullneti i qytetarëve është për zgjedhje.
“Organizimi i zgjedhjeve është dëshmuar të jetë praktikisht i mundshëm edhe në këto rrethana për aq kohë sa merren masat sanitare të duhura, siç është përshkruar nga një video dje. Vullneti i qytetarëve për zgjedhje haptazi ekziston dhe neni 82.2 i Kushtetutës i parasheh ato. Andaj deputetët le të mblidhen në kuvend për ta shpërndarë atë vetëm për tu mbledhur prapë pas zgjedhjeve 2020. Vullneti i qytetarëve nuk mund të mbahet peng i interesave të disa deputetëve, vullneti i të cilëve është peng i kryetarëve të partive të tyre në radhë të parë”.
Shkrimi i plotë: