Menduh Abazi, zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, ka thënë se është mbajtur mbledhjen e Bordit, por që në rend dite nuk ka qenë shkrimi i asnjë zyrtari të lartë, raporton Ekonomia Online.
Abazi shtoi se është turp për këdo që ka thirrur Policinë sepse, sipas tij, kjo kujton kohën e represionit.
“Unë nuk e si kush i ka ftuar policinë. Pashë në disa media që Bordi ka pasur ne rend dite shkarkimin e zyrtarëve të lartë të Telekomit të Kosovës që është e pavërtetë. Nuk ka pasur kërkesë për shkarkim të askujt. Ka pasur mbledhje por nuk është mbajt”.
“Kushdo që ka ftuar policinë ka bërë gabim të madh sepse kjo na kujton kohen e ish pushtetit. Nëse dikush i ka ftuar policinë Bordi do të dalë më vonë me njoftim të vetin. Si Telekom mbajmë shërbimet 24 orë, dhe të na pengohet puna çdo ditë kjo është e tmerrshme”.
Sipas tij, nëse kryeministri Albin Kurti bën deklarata për ndalje të gjakderdhjes financiare simulohet gjakderdhje duke sjellë Policinë në Telekom.
“Nëse kryeministri bënë deklarata për ndalje të gjakderdhjes financiare apo simulohet një gjakderdhje duke sjellë policinë këtu. Këtu menaxhmenti nuk frikësohet sepse kemi kryer punë të jashtëzakonshme. Bordi do të dalë më vonë me një njoftim”.