Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka thënë se trupat izraelite ende janë në Gaza.
Hagari konfirmoi se ushtria izraelite hyri në veri të Gazës gjatë natës, teksa bëri të ditur se disa komandantë të Hamasit janë vrarë gjatë natës.
Ai shtoi se kamionët e ndihmave do të hyjnë sot në Gaza duke transportuar ushqim dhe ujë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se rreth 100 avionë luftarakë kanë bombarduar Gazën gjatë natës dhe janë goditur rreth 150 objektiva nëntokësore.