Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se prova e protestës gjatë ditës së sotme nuk është presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Manxhuka, në deklaratë për Ekonomia Online, theksoi se kjo perfomancë erdhi si shkak i kërkesave te shumta te qytetareve
“Ne tashmë e kemi theksuar disa herë që Gjykata Kushtetuese të vetmen referencë e ka kushtetutën e vendit”.
“Po ashtu në anën tjetër ne kemi deklaruar që kjo nuk është protestë por është një provë për protestë e cila ka ardhur nga kërkesat e shumta e qytetarëve të Kosovës mirëpo duke i pasur parasysh rrethanat ne kemi dashur të improvizojmë dhe duke ruajtur distancën dhe kjo nuk ka të bëjë me presion ndaj gjykatës”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se nuk rrezikohen qytetarët sepse janë të pajisur me masat mbrojtëse, raporton EO.
Mes tjerash, ai tha se pjesëmarrësit në këtë protestë janë nga të gjitha qytetet dhe transporti është bërë në mënyrë të ndryshme.
Protestuesit po brohorasin “duam zgjedhje” si edhe “zgjedhje po, hajna jo”.