Zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka reaguar pas shfaqjes së disa mbishkrimeve në muret e selisë së VV-së në Prishtinë.
Grafitet që përçonin mesazhin “Ska babë, ka ide”, janë vizatuar nga aktivistë të VV-së që janë në grupin e Dardan Molliqajt, të cilët nuk pranojnë që Albin Kurti të jetë sërish kryetar i partisë.
‘Jo, ne nuk po e kërkojmë Babën. Ne po e kërkojmë drejtuesin. Drejtuesin që ju po e luftoni. Deri tani tinëz, e tash haptas. Figura e babës nuk është e mirë, ndaj keni kriju babat e vegjël. Ky nuk është as rebelim. Nuk jemi te psikanaliza, por tek etika. Tash është shumë e qartë për t’ia lënë të pavetëdijshmes’, ka thënë Tinka Kurti.
Ndryshe, ky reagim vije pasi disa grafite ishin shkruar në muret e selisë së VV-së në Prishtinë.