Zëdhënsi i VV-së: Nga peticioni online janë bërë mbi 45 mijë nënshkrime

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Mangjuka, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë mbledhur mbi 45 mijë nënshkrime, si dhe në pikat ku po nënshkruhet peticioni fizikisht ka fluks të qutetarëve në çdo qytet.

Postimi i plotë:

Prej sot jemi vendosur në çdo qytet të Kosovës në mbledhje të nënshkrimeve për peticionin që kërkesë të vetme ka zgjedhjet e reja. Nga peticioni online tashmë janë bërë mbi 45 mijë nënshkrime ndërkohë që ka një fluks të madh të qytetarëve që po nënshkruajnë fizikisht.

Në anë tjetër ne kemi parë shumë organizime e ‘event’-e nëpër rrjetet sociale për protestë dhe jemi duke marrë shumë pyetje nga qytetarë të shumtë, por ashtu siç jemi deklaruar edhe ditë më parë ne nuk qëndrojmë prapa këtyre organizimeve. Po ashtu, ne i sigurojmë qytetarët dhe anëtarët se në kohë do të njoftohen për çdo organizim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nuk mund të ketë qeveri përkundër vullnetit të popullit e pa zgjedhje, pa legjitimitet e përkundër Kushtetutës. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme