Zejnullahu-Vetëvendosjes: Ju jeni të shitur te oligarkët

Prishtinë | 29 Kor 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka thënë se është vetë Vetëvendosje, e cila zakonisht i akuzon të tjerët, ajo që është e shitur tek oligarkët, raporton Ekonomia Online.

Duke iu përgjigjur akuzave të VV-së, Zejnullahu tha se ish-ministrin e Shëndetësisë e kanë shitur tek oligarkët.

“Ju jeni të shitur te oligarkët. Arben Vitinë e keni shitur te oligarkët, ne nuk kemi lidhje me ta. Historia do ta dëshmojë që jo për 20 vjet por edhe 200 vjet nuk do të mbaheni mend për asgjë”.

Ajo i bëri komentet gjatë diskutimit të Projektligjit për rregullimin e çmimeve të barnave. “Me mosvotimin e këtij Projektligji do të humbin qytetarët”, tha Zejnullahu.

Të ngjashme