Zeka: Arkitektë të krimit e korrupsionit në Kosovë janë UNMIK-u dhe EULEX-i

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 19:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, gjatë debatit parlamentar lidhur me korrupsionin si kriter për liberalizimin e vizave, ka thënë se ka deputetë që merren me mish e me ndërtime fals, raporton Ekonomia Online.

“Me bo me hi e me këqyr kush ka licenca të naftës që skanë as pompa të benzines, na lun, mendja e kokës. Për hatrin tend do rë flas fort me emra. Mas pari bekim haxhiu nuk ështe në sallë, u dal, por duke kaluar më tha Bekimi se e di për kë foli se qitu është njëri që shet mish. Nuk janë krejt deputetë, por janë disa.

Ai ka thënë se kompania “Z-Mobile” e “mjelë” Vala’n sikur “lopë”.

“Unë nuk fola për krejt deputetët por për disa fola, që merren edhe me mish, edhe me ndërtime fals, edhe me ata gypat e naftës e benzinës, edhe me telefoninë mobile, edhe me z-mobilen që e mjelë sikur lopën Valën. Me dal më konkretisht, edhe Albulena edhe Sami Kurteshi edhe unë e kemi ditur që ky vend është fundosur në momentin kur e kanë zgjedhur kryeprokuror, kriminelin më të madh Ilmi Zhitinë, pas luftës”.

Zeka ka thënë se arkitektë të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë janë UNMIK-u dhe EULEX-i.

“E kam një propozim që kur takohemi me ndërkombëtarët mos me u frikësu por me iu tregu që arkitektë të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në Kosovë janë UNMIK-u dhe EULEX-i, tani  ne i kemi flladitur me peshkir”.

Zeka ka thënë se shkatërrues i Telekomit të Kosovës është suedezi Gerrard Fisher. Zeka ka drejtuar akuza edhe ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Trashler dhe kryeprokurorin Jonatan Ratel.

“Shkatërruesi i Telekomit të Kosovës është suedezi Gerrard Fisher, me britanezë e me zviceran. Gjo Trashler ka qenë drejtor i KEK-ut, ka qenë gjerman, i ka vjedhur 6 milionë euro, i ka qit në konto në Spanjë”.

“Jonatan Ratel ka qenë një nga kryeprokurorët kryesor, së bashku me zonjën arnan, poashtu kanë qenë të korruptuar. E kanë pasur në tavolinë dosjen se kush e ka thyer dhomën e dëshmive në polici, i kanë ditur me emra me mbiemra, e kanë ditur edhe vrasjet kush i kanë bërë por kurrë nuk janë marrë me këto hetime”.

 

Të ngjashme