Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se më shumë gjasa ka të formohet një qeveri e re, sesa të shkohet në zgjedhje të reja.
Zeka në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se sipas të gjitha gjasave kryeministër i ri i Kosovës do të jetë Avdullah Hoti.
Ai thotë se këtë ia mundëson Kushtetuta e Kosovës dhe nenet që kanë në diskrecion të interpretimit të Presidentit.