Zeka: Kemi kaluar në gjendje të jashtëzakonshme, por e shpalli MSH-ja

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se me masat e reja të prezantuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se po dëshmohet që në skenën politike shqiptare [në Prishtinë dhe në Tiranë], dominon inati përtej logjikës dhe arsyes.

“Edhe Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë masa shumë shtrënguese [për ta parandaluar përhapjen e Covid-19], por jo të këtij niveli sikurse në Kosovë. Kemi kaluar në një gjendje të jashtëzakonshme, por këtë e ka shpallur Ministria e Shëndetësisë”.

“Po dëshmohet që në skenën politike shqiptare [në Prishtinë dhe në Tiranë], dominon inati përtej logjikës dhe arsyes”.

“Nuk ka pasur asnjë arsye që të kundërshtohet mendimi i Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Kuvendit në koordinim me KFOR-in”.

“Do ishte jashtëzakonisht punë e mirë sikur të nxirrej ushtria dhe t’i ruante institucionet shtetërore në mënyrë që t’i krijonte hapësirë Policisë së Kosovës që ta kryente punën në mënyrën më të mundshme”.

“(1) Në shumë vende të botës, madje edhe Shqipëria e ka nxjerrë ushtrinë në rrugë. (2) Në aspektin ligjorë, është hera e dytë që po shkelet Kushtetuta e Kosovës nga kjo Qeveri. Gjykata Kushtetuese prapë do ta japë gjykimin e saj”.

“Ajo çka është e çuditshme dhe qesharake, është fakti se nuk ndodh askund në botë me shpall një vendim si antikushtetues nga ana e Qeverisë, por se do të hyjë në fuqi me datën 15”.

“Sa i përket gjendjes së jashtëzakonshme, është shpallur ajo, por problemi i VV-së është që ta gjejë modifikimin dhe justifikim. Këta e kanë gjetur atë përmes Ministrisë së Shëndetësisë”.

Të ngjashme