Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, ka thënë se Komisioni Hetimor për ndriçimin e rastit të Gylenistëve, nuk ka për qëllim marrjen e informacionit nga ana e presidentit Hashim Thaçi.
Milaim Zeka i cili vie nga radhët e Nismas Socialdemokrate, pohon përmes facebook se ky Komision Hetimor ka qëllim shfryerjen e inateve personale ndaj presidentit Hashim Thaçi.
”Komisioni nuk ka pas qellim informimin nga Presidenti. Komisioni hetimor per rastin e gylenisteve, nuk ka pas qellim marrjen e informacionit nga ana e Presidentit Thaçi, po shfryerjen e inateve personale ndaje tij”.
Deputeti Zeka shprehet se duke e kuptuar qëllimin e kësaj loje, presidenti Thaçi e mbajti topin por rezultati final qe zero.
”Duke e kuptuar qellimin e kesaj loje, Presidenti e mbajti topin gjithe kohen, edhe i drbloi nje nga nje. Rezultati zero. Dikush bravo ketije, e dikush atij. Edhe njehere deshmuam se nuk dime çka jane institucionet shteterore”.
”Nuk i respektojme ato, edhe mbi te gjitha, qysh bre asnje pyetje nuk diti kush me ba? Psh: Ku ishit ne ato momente? Kush ua dha lajmin i pari? Si reaguate? Çfare masash keni marre? A ka qene debimi logjor? Nese jo, kend e keni ndeshkuar per kete? Etj, etj”, përfundon Zeka, njofton Klan Kosova.