Zeka: Kosova është vonuar me pakon e rimëkëmbjes

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 08:08 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Masat që janë përfshirë në pakon e rimëkëmbjes ekonomike, që nga shpërthimi i pandemisë reflektohen në masë të madhe me ato që kanë qenë në rekomandimet e Odës Amerikane, kështu ka thënë Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një intervistë për Ekonomia Online.

Mes tjerash Zeka tha se, problem kryesor i bizneseve për gjatë 5 muajve ka qenë vështirësia në likuiditet, dhe lehtësimi i qasjes në financa do të ishte ndër masat më të mirëpritura nga pakoja e rimëkëmbjes.

Sipas tij, Institucionet e vendit janë vonuar në aprovimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, teksa thotë se shtetet e tjera kanë nisur me pakot e treta në mbështetje të ekonomisë.

“Masat që janë përfshirë në pakon e rimëkëmbjes reflektohen në masë të madhe edhe ato që kanë qenë në rekomandime edhe të Odës Amerikane për gjatë këtyre 5 muajve të kaluar. Prej ditës së parë të shpërthimit të pandemisë Qeveria e Re duket se ka marrë në mase të madhe në konsideratë edhe ato që kanë qenë si rekomandime të qeverisë së kaluar. Disa prej masave siç janë lehtësimi i qasjes në financa, ofrimi i garantimit për kreditë e reja, shtoi Zeka.

Zeka më tej tha se kostoja e shtetit është paraparë të jetë 300 deri 400 milion euro në zbatimin e këtyre masave nga pakoja e rimëkëmbjes.

“Kur jemi të financimi i pakos së rimëkëmbjes janë huazimet ndërkombëtare të cilat janë siguruar nga ana e qeverisë dhe këto marrëveshje financiare ndërkombëtare të cilat janë aprovuar nga ana e Kuvendit së fundmi. Kostoja e shtetit është paraparë të jetë 300 deri 400 milion euro në zbatimin e këtyre masave nga pakoja e rimëkëmbjes. Kjo nuk do të thotë që të gjitha do të shpenzohen por kjo është kostoja e mundshme meqenëse shteti ka paraparë që të mobilizohen 1.2 miliardë kryesisht mjete kreditore, bankare të vendit. Pastaj është edhe dyfishimi i buxhetit për Bujqësi”, shtoi ai.

Të ngjashme